Kim dhe Kanye shesin këpucët e tyre në rrugë, paratë i dhurojnë për bamirësi

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë treguar anën humane.

Kim Kardashian dhe Kanye West dy ditë më parë kishin njoftuar se do të shisnin këpucët e tyre me çmim të lirë në rrugë, në mënyrë që paratë e fituara t’i dhuronin për bamirësi.

Lajmin e bëri të ditur Kim përmes rrjeteve sociale, ndërsa ashtu siç kishte premtuar edhe veproi.

Kim dhe Kanye dolën bashkë me fëmijët për të shitur këpucët, ndërsa paratë e fituara do të destinohen për një organizatë për të prekurit nga sëmundja mendore.

Aksionit të çiftit i ishin bashkuar edhe disa persona të tjerë, këtë e dëshmojnë më së miri fotografitë e mëposhtme.