Durrës

Kiko u shpëtoi jetën por nuk i pranojnë në hotel, qëndrojnë jashtë. Rama i dërgon vetë në hotelin tjetër

Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.

Për Top Channel folën pronarët e saj ku edhe treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të. Pak më parë në lidhjen live të Ramës nga Durrësi u shfaq sërish Kiko të cilin nuk e kishin lënë në hotel dhe pronarët nuk kishin pranuar që ta linin. Rama u shpreh ‘live’ që ata do strehoheshin sëbashku me qenin.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë.

loading...