Kida vjen me poza atraktive nga vetura luksoze në Dubai

Ajo është ndër artistet kosovare që pëlqehet në masë të madhe për stilin që ka.

Fjala është për Orhidea Litifin, e cila në përgjithësi njihet vetëm me emrin artistik, Kida.

Së fundmi bukuroshja bionde ka qenë duke shijuar pushimet në Dubai, nga edhe ka sjell poza mahnitëse.

Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, Kida është parë me një veshje tejet të thjeshtë, por në një veturë luksoze.

Çka mori më shumë vëmendje ishte paraqitje e saj, ndërsa viheshin re balluket.