Kida shfaqet në klipin e ri me fustan të njëjtë si të Kim Kardashianit dhe Bebe Rexhës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka paralajmëruar se më datë 23 qershor do të sjellë në treg këngën e saj më të re.

Ajo ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e klipit, i cili duket se do të jetë tipit veror.

Në klip, këngëtarja nga Prishtina do të shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të gjatë të markës “Jean Paul Gaultier”.

Foto: Kida/Instagram

Fustani me viza të zebrës dhe material transparent, theksoi mjaft mirë linjat trupore të Kidës, e cila ka një fizik të shkëlqyer.

Mirëpo një veshje të tillë, fansat e saj kanë pasur rastin që ta shohin edhe më parë në trupin e super yjeve me famë botërore, Kim Kardashian dhe Bebe Rexha.

Foto: Kida/Instagram

Kim e kishte veshur këtë lloj fustani në eventin e ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards” në vitin 2018.

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Ndërsa artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kishte veshur gjithashtu po të njëjtin model fustani në qershor të vitit 2021, në mbrëmjen e promovimit të albumit të koleges së saj, Doja Cat.

Bebe Rexha (Foto: BackGrid)

Nuk janë të pakta rastet kur këngëtaret e estradës frymëzohen nga yjet e Hollywoodit dhe mesa duket edhe Kida është përfshirë në një influencë të tillë. /Telegrafi/

Foto: Kida/Instagram
Foto: Kida/Instagram
Foto: Kida/Instagram
Foto: Kida/Instagram