Deputetja e LDK-së

Kica-Xhelili: Unë hap gojën të marr frymë, VV me thonë “ti mos fol se je në LDK”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelil ka reaguar ndaj pozitës, pasi që e njëjta ka thënë se sa here ua hedh poshtë argumentet ata i thonë “ti ke shku në LDK”.

Kica-Xhelili tutje ka thënë se sa herë ua demanton qëndrimet ata prapë i thonë “po ti je në LDK”.

“Unë hap gojën të marr frymë, VV: Ti mos fol se je në LDK.” – ka shkruar ajo.

Dhe në fund deputetja e LDK-së ka thënë ë se e merr si kompliment faktin që ndaj saj nuk kanë asnjë argument përveç “dhimbjes” që një deputet e LDK-së po ua demanton të gjitha.

Postimi i plotë:

Unë ua hedh poshtë argumentet

VV: TI KE SHKU NË LDK

Unë ua demantoj qëndrimet

VV: PO TI JE NË LDK

Unë hap gojën të marr frymë

VV: TI MOS FOL SE JE NË LDK

Andaj, nuk kam si mos ta marr si kompliment faktin që ndaj meje, nuk kanë asnjë argument përveç ‘dhimbjes’ që një deputete e LDK po ua demanton TË GJITHA pa pasur nevojë të lëshohet kurrë në personale.