Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas raportimit së Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar t`i marrë në dorë kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve në diasporë.

Kica-Xhelili ka pyetur pse po bëhet ky tentim.

“Ministria e Punëve të Jashtme (qeveria), po tenton me çdo kusht t’ia marrë kompetencat KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve në mërgate – a thua pse?!” – ka shkruar ajo në Facebook.