Deputetja e LDK-së

Kica-Xhelili – pushtetit: Shteti as nuk bëhet, as mbahet me eufori e drama politike

Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i është drejtuar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut se shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike.

Këtë deklaratë Kica-Xhelii e ka dhënë në rastin e largimit nga praktika të paraburgimit automatik.

Deputetja opozitare thotë se Haxhiu i kishte deklaruar se “po i mbështet dhunuesit”, por ajo thotë se mbrojte Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut?  Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë”, ka deklaruar ajo.

“E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është vlerësuar i panevojshëm. I panevojshëm!!! Gjithë ajo gjuhë e ulët, joprofesionale (thënë më së buti), për diçka që sot e quajnë “të panevojshme”. Arsyetimi qesharak? PO. Ofendimet e atëhershme banale? PO. Prandaj HESHTJA nuk duhet të jetë KURRË opsion karshi popullizmit e mosdijes. Në fund, secili mbetet peng i fjalëve të veta.  Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike”, ka thënë Kica-Xhelili.