Deputetja e LDK-së

Kica-Xhelili – Konjufcës: Kërkoni përjashtimin e anëtarëve të VV-së nga Komisioni për Rezervat Shtetërore

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica- Xhelili, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca që të kërkojë përjashtimin e anëtarëve të VV-së nga Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore.

Ajo tha se në bazë të Ligjit për Hetim Parlamentar, lejohet zëvendësimi i anëtarëve të Komisionit Hetimor, raporton Ekonomia Online.

“Meqë na keni bllokuar duart me pyetje parlamentare, me debat, me raportim atëherë le t’iu mbetet juve si kryetar i Kuvendit që të bëni kërkesë për përjashtimin e tyre dhe të qartësojë departamenti ligjor si mund të vijojmë me përjashtimin e tyre”.

Më pas Konjufca tha se departamenti ligjor shumë lehtë mund ta japë një interpretim lidhur me këtë çështje dhe pastaj i marrin masat e nevojshme sipas ligjit.

“Departamenti ligjor shumë lehtë mund të na jap një interpretim lidhur me këtë çështje dhe pastaj ne i marrim të gjitha masat e nevojshme sipas ligjeve tona”, tha Konjufca.

Nga Lëvizja vetëvendosje anëtarë të këtij komisioni janë Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta Isufi, Halil Thaçi dhe Sali Zyba.