KIA zbulon dizajnin e SUV-it të ri

Prodhuesi jugkorean i veturave, Kia, ka publikuar skicat e dizajnin të SUV-it të ri të saj kompakt.

Premiera botërore është planifikuar në verë dhe modeli i ri do të shfaqet së pari në tregun korean, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Bëhet fjalë për konceptin SP që KIA e ka prezantuar në Seul në fund të muajit mars.

Fillimi i shitjeve në tregjet e tjera botërore është planifikuar për 2020. Emri i modelit serik nuk është shpallur deri tani, por spekulohet se SUV-i i ri do të quhet Tusker.

KIA do ta përdorë këtë SUV për të paraqitur ‘gjuhën’ e dizajnit të ri që do të zbukurojë modelet e ardhshme të kësaj kompanie.