Khloe Kardashian çmend fansat, shfaqet e veshur në rrjetë (FOTO)

Pak ditë pasi u zbulua tradhtia e të dashurit të saj me Jordyn Woods, Khloe Kardashian bëri që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo.

Khloe Kardashian ka marrë vëmendje me veshjen që aplikoi në ditëlindjen e shoqes së saj.

Bukuroshja 34 vjeçare, u shfaq në Las Vegas me një kostum, i cili ishte i tëri prej rrjete.

Khloe Kardashian së fundi ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë për ndarjen nga Tristan Thompson, i cili e tradhtoi me shoqen e motrës së saj.

Ani pse Jordyn Woods kishte mohuar të ketë pasur diçka mes saj dhe Tristan Thompson, Khloe në rrjete sociale i ishte drejtuar me “Ti je arsyeja përse ne u ndamë”.