Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë asnjë ngacmim nga askush “në asnjë rrethanë”. Ky është reagimi i tij i parë pasi Irani sulmoi bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Katar.

Ai në rrjetin social X shfaqi një imazh ku po digjej flamuri amerikan, derisa tha se s’do t’i nënshtrohen askujt, transmetoi BBC.

Foto: X

“Ne s’i kemi bërë keq askujt dhe nuk do të pranojmë asnjë ngacmim nga askush në asnjë rrethanë. Dhe nuk do t’i nënshtrohemi ngacmimit të askujt. Kjo është logjika e kombit iranian”, ka thënë ai.