UFC

Khabibi e do meçin me Mayweatherin në Moskë

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov dëshiron që të përballet me legjendën e boksit Floyd Mayweather në Moskë, në një meç që ai beson se do të thyejë rekordet e botës.

Nurmagomedov kishte ftuar Mayweatherin në një duel, ndërsa amerikani ka pranuar duelin duke e ftuar luftëtarin e arteve marciale të përziera (MMA) që të futet në ring të boksit.

Nurmagomedov ka thënë se është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ruse të Boksit për të realizuar këtë meç.

“Janë të sigurt se do të mblidhen 100 mijë shikues”, ka deklaruar Nurmagomedov përcjell “BBC”.