Khabib thyen heshtjen pas vdekjes së babait: Shpresoj të kesh qenë i lumtur me mua

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, e ka thyer heshtjen pas vdekjes së babait të tij duke e postuar një letër prekëse. Në postimin e tij, Khabib shkruan se sa shumë po i mungon babai tani dhe uron ta ketë bërë atë të lumtur.

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i yllit të UFC-së Khabib, ndërroi jetë më 3 korrik, pas disa probleme serioze shëndetësore, të cilat iu përkeqësuan pas infektimit me virusin Covid-19.

Abdulmanap, i cili njihet si trajner legjendar në artet e përziera parciale, kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji maj.

 Khabib kishte zbuluar në qershor se ai po e vizitonte babanë e vet në spitalin ushtarak në Moskë çdo ditë. Tani ai ka postuar për herë të parë lidhur me vdekjen e babait të tij.

“Më mungon shumë baba. Ishe një baba, një shok, një vëlla, një trajner, të gjitha në një njeri të vetëm. Ti më ke mësuar thuajse gjithçka që unë di. Shpresoj që edhe ti të kesh qenë i lumtur me mua. Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut”, shkruan Khabib Nurmagomedov.

Më tej, kampioni i botës në peshën e lehtë citon Kuranin: “Zoti më ka thënë të mos adhuroj njeri tjetër veç Atij, të dua prindërit dhe t’i trajtoj mirë. Nëse njëri ose të dy prindërit arrijnë në moshën e pleqërisë me ty, mos u thuaj atyre “uf” dhe mos i zmbraps ata, por folu atyre një fjalë fisnike. Dhe jepu atyre krahun e përulësisë nga mëshira dhe thuaj: “Zoti im, ki mëshirë për ata, pasi më kanë rritur kur isha i vogël”. 

https://www.instagram.com/p/CC9ZNgTsUhX/?utm_source=ig_embed