Elbert Krasniqi

KFOR-i nuk e lejon ministrin Elbert Krasniqi të futet në objektin e Komunës së Zveçanit

KFOR-i nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi që të futet në objektin e Komunës së Zveçait.

Kështu ka bërë të ditur ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhu të hënën me 29 janar, në orët e pasdrekës derisa Krasniqi shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.

Ai tutje ka thënë se KFOR-i ka kthyer mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga Komuna e Zveçanit, “duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta”.

Postimi i plotë:

KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.

KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.

Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake./Ballkani.info/