Tensionet në veri

KFOR-i incizoi nga lart Gazivodën, po heton se a kishte pjesëtarë të njësisë speciale

Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit KFOR-i ka incizuar me helikopter zonën dhe po heton prezencën e pjesëtarëve të ROSU në këtë pjesë.
Thaçi ka shëtitur sot në mesditë në këtë liqen të cilin e quajti ndër bukuritë e rralla të Kosovës.

Pas kësaj vizite ka reaguar edhe pala serbe dhe BE.

Maja Kocijançiq zëdhënëse e BE’së ka bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje lidhur me situatën në Veri të Kosovës.

Kështu KFOR ka reaguar duke kërkuar qetësi. Thotë se po vëzhgohet situata me patrullime dhe helikopterë.

Shpërndaje