KFOR-i amerikan patrullon në Jarinjë, bisedojnë me pjestarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës VIDEO

Në ditën e dymbëdhjetë të bllokadës, situata është e qetë në të dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Këto pika vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dhjetëra qytetarë serbë që janë duke protestuar që nga data 20 shtator, kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat me Serbinë. Bashkë me qytetarët, afër këtyre pikave në veri të vendit po qëndrojnë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Gazeta Demos ka siguruar pamje, ku pjesëtarët e KFOR-it kanë filluar patrullimet në pikën kufitare, në Jarinjë, ku shihen duke biseduar me pjestarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Kujtojm se dje Kosova dhe Serbia dje kanë arritur në marrëveshje për zgjidhjen e krizës me targa të automjeteve.

Sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it më 2 tetor dhe në të njëjtën kohë pritet edhe heqja e barrikadave. E gjithë procedura pritet të nis në orën 08:00 dhe të përfundojë deri në orën 16:00.

Nga e hëna hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.