KFF Mitrovica mëson kundërshtarët në Champions

Kampionia e Kosovës në futboll (femrat), KFF Mitrovica i ka mësuar kundërshtarët për raundin e parë të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.

Në shortin e tërhequr të premten, KFF Mitrovica do të jetë pjesë e grupit të shtatë, të cilin e përbëjnë edhe Valerenga e Norvegjisë, PAOK-u i Greqisë dhe Agarista CSF Aneni Noi i Moldavisë.

Ndeshjet e këtij grupi, do të zhvillohen në Greqi në formë të mini-turneu.

Në gjysmëfinale, Mitrovica do të përballet me Valerengan më 18 gusht kurse finalja do të zhvillohet pas tri ditësh.

Për Mitrovicën, kjo do të jetë paraqitja e katërt rresht në Ligën e Kampionëve kurse suksesin më të madh në këtë garë e pati arritur në sezonin 2019/20 kur arriti deri në 1/16 e finales.