KF Mitrovica, klubi i femrave në futboll, e ka arritur edhe një sukses të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Skuadra mitrovicase ka arritur të fitojë edhe në ndeshjen e dytë të ruandit parakualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Ballkani.info.

Vashat kosovare kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj klubit bullgar, Sofia.

Golat për vashat tona i shënuan Min’28 – Ambra Gjegji dhe Min’50 Liridona Syla.

Tashmë KF Mitrovica i prin grupit të dytë me 6 pikë nga dy ndeshje dhe është në rrugë të mirë që të kualifikohet tutje dhe ta shkruaj historinë për futbollin femëror të Kosovës. /Ballkani.info/

loading…