Mbijetesa e pamundur

KF Ferizaj në krizë, thotë se askush s’po e mbështet

Klubi i futbollit Ferizaj thotë se po përballet me probleme të mëdha financiare, derisa lojtarët e saj mund të largohen nëse nuk kryhen obligimet ndaj tyre.

Kështu bën të ditur KF Ferizaj përmes një postimi në faqen e klubit në Facebook, derisa shton se ekipi është dorëzuar në luftën për mbijetesë.

Aktualisht Ferizaj zë vendin e parafundit në Superligë me 15 pikë të mbledhura në 17 ndeshje në pjesën e parë të sezonit.

Më poshtë sjellim shkrimin e plotë të KF Ferizajt:

Ferizaj po dorëzohet para kohe!

Skuadra jonë është “dorëzuar” para kohe, për të rënë nga liga. Jemi të habitur dhe të zhgënjyer që klubi jonë nuk po merr mbështetje nga askush, edhe pse kemi disa nga kompanitë më të mëdha në Kosovë.

Sipas orarit të ndeshjeve skuadra jonë mund të mbetët në Superligë pa asnjë problem, por problemi është që klubi nuk po merr mbështetje nga askush.

Problemet brenda klubit nuk kanë të ndalur, tani futbollistët aktual kanë paralajmëruar largimin nga klubi, nëse nuk kryhen pagat nga kryesia.