Keylor Navas mendon se PSG me Icardin është më e fortë

Keylor Navas dhe Mauro Icardi ishin dy afrimet e fundit në merkaton e kësaj vere te Paris Saint Germain.

Portieri kosta-rikan dhe sulmuesi argjentinas u morën nga kampionët e Francës për të rritur cilësinë në skuadër dhe debutuan ndaj Strasbourg në fundjavë duke bërë paraqitje pozitive.

Në një intervistë Keylor Navas ka thurur elozhe pikërisht për sulmuesin argjentinas.

”Mauro është një lojtar i shkëlqyer i cili të ofron shumë opsione në zonën e 11-metërshit, me të jemi më të fortë dhe skuadra i ka mundësitë që të fitojë ndeshje të rëndësishme”, deklaroi ish portieri i Real Madridit.

loading…