Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka lëshuar mbledhjen e e Komisionit për Arsim ku ishte duke raportuar sot mbi grevën e mësimdhënësve.
Arsyeja e lëshimit të sallës ishte një përplasje e tij me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili i ka thënë atij se e kthyer dinjitetin në para.
“Tjetër sen është, a e sinqertë kërkesa. Me kanë e sinqertë, ish mbajtë në korrik greva. Për ta kuptuar pse s’janë të sinqerta, vet kryetari i SBASHK-ut, thotë midis parlamentit mos ja jep fjalën. Kjo kallzon për mentalitetin e një njerit dhe të operimit të tij”, tha Basha.
Madje për një moment, një anëtar i SBASHK-ut, i kërkoi Bashës “të mos i jap zor”.
Por kjo nuk e ndaloi Bashën, që filloi ta luaj rolin e shefit të Kuvendit.
“Unë i jap sa dush zor, se këtu jam midis parlamentit në shtëpi teme, veç më ngon”.
“Unë t’i kallzova zgjedhjet që t’i ka dhanë. Ti pe përfaqëson dikë. Ti ke kërku nga zyret e PDK-së me rrëzu një qeveri diktatoriale”, tha në fund Basha.







