Këto pamje të kamerës së sigurisë tregojnë më së miri sa zgjati tërmeti i 26 nëntorit

Durrësi me rrethinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit janë shkundur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh, i cili la të vdekur 52 persona, qindra të lënduar e pa strehë.

Disa ndërtesa i shembi plotësisht e disa i bëri të pabanueshme. Në media kanë qarkulluar pamje të ndryshme për lëkundjet që ka shkaktuar në objekte të ndryshme.

Megjithatë një video kamerë në një objekt në Durrës ka regjistruar gjatë gjithë kohës, duke treguar se sa kohë ka zgjatur tërmeti vrastar i mëngjesit të 26 nëntorit.