Këto lagje të Prishtinës nesër mbesin pesë orë pa ujë të pijshëm

Një pjesë e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë të pijshëm për pesë orë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga KRU Prishtina, shkruan lajmi.net.

Arsyeja e ndaljes është për shkak të punimëve në rrjet.

Postimi i plotë:

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 11 shtator 2020 e premte,  KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në rrjet, konkretisht te rruga e “ Shkupit” në Prishtinë.  Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit  janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë.

Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e “Shkupit”  ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan),  rruga ” Mulla Zekë Bërdynaj  ” dhe rruga ” Riza Cerova ” ,  në Prishtinë.