Për dy orë ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, kreu i kësaj Agjencie, Shpend Maxhuni.
Raportimi i tij është bërë prapa dyerve të mbyllura, por që, sipas kreut të këtij komisioni, Faton Topalli, ai i ka njoftuar ata që ekzistojnë tendenca për destabilizim të sigurisë së Kosovës.
Ai ka thënë se këto tendenca vijnë nga ana e diplomacisë serbe.
Në lidhje me këtë rast, sipas Topallit, kreu i AKI-së ka thënë t’i ketë njoftuar edhe krerët e shtetit.
Ballkani.info kishte raportuar në fund të muajit shkurt rreth arrestimit të tetë qytetarëve serbë, të cilët ishte dyshuar se janë pjesëtarë të strukturave të intelegjencës serbe.
Burime të redaksisë brenda Policisë së Kosovës, kishin bërë të ditur se arrestimi i tetë serbëve është bërë në Brezovicë.
Në fillim të muajit mars, burime të Ballkani.info brenda institucioneve të sigurisë kishin thënë se Beogradi është në përgatitje e sipër të një skenari me qëllim të provokimit të situatës në veri të Mitrovicës.
“Skenari i ri që është duke u përgatitur nga Serbia synon provokim të rëndë, pasi që qëllim ka shpërbërjen e Policisë së Kosovës në veri të vendit”, kishin thënë këto burime.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Në fund të raportimit të Maxhunit para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, ai ka theksuar se gjendja aktuale e sigurisë në vend është stabile. /Ballkani.info







