EKSKLUZIVE: Arrestohen 8 serbë në Brezovicë, dyshohen se janë pjesëtarë të Inteligjencës serbe (FOTO)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka arrestuar tetë serbë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të strukturave të inteligjencës serbe.

Burime të Ballkani.info brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se arrestimi i tetë serbëve është bërë në Brezovicë. Ata ishin të kamufluar si shpëtimtarë.

“Këta tetë persona kanë hyrë në Kosovë të enjten. Qëllimi i tyre ishte vëzhgimi dhe mbajtja nën kontroll e qendrës së skijimit me rekomandim të shtetit serb”, thotë burimet e Ballkani.info.

Ballkani.info po ashtu i ka siguruar edhe emrat e këtyre pjesëtarëve, të gjithë serbë nga Serbia, si dhe fotografinë e tyre dje në Brezovicë, pak para largimit nga aty.

Udhëheqës i këtij grupi është Bogiq Bogdanoviq, mëson Ballkani.info.

Bogdanoviq është pjesëtarë i formacionit SAJ (Njësia Speciale antiterror e Serbisë).

Arrestimin e tetë serbëve e ka konfirmuar edhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: Ekskluzive: Arrestohet pjesëtari i BIA-s serbe, akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës