Këto janë temperaturat për sot

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka parashikuar se vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

IHK njofton edhe se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5/s.