Këto janë të gjitha çmimet që u ndanë sonte në festivalin “Kënga Magjike”

Sonte është mbajtur nata finale e festivalit “Kënga Magjike”.

Në këtë mbrëmje janë ndarë shumë çmime dhe ka qenë një edicion special pasi është viti i 20 që po mbahet ky festival, shkruan Ballkani.info.

Çmimi i parë i takoi Florit por janë ndarë edhe shumë çmime tjera, të rëndësishme për secilin që i ka marrë.

Më poshtë keni listën e plotë me çmimet dhe emrat e këngëtarëve!/Ballkani.info/

Vokali më i mirë femëror: Venera Lumani
Grupi më i mirë: Rebolt Klan
Çmimi i TV Klan: Klajdi Haruni
Artistin më të mirë të ri: Wendi Macaku
Çmimi “Çesk Zadeja”: Erik Lloshi
Kënga Stil: Onat dhe Rovena Dilo
Dueti më i mirë: Flori Nazifi dhe Inis Neziri
Artisti më i mirë në WEB: Fifi dhe MC.Kresha
Euro Trend: Manuel Moscati dhe Matteo Becucci
Produksioni Jon Music: Kejsi Tola
Çmimi i Kritikës: Rozana Radi
Vokali më i mirë mashkull: Mentor Haziraj
Çmimi i RTV 21: Ardit Çuni dhe Daniela
Magjia e Parë: Olsi Byluku dhe Lorenc Hasrama
Investimi më i mirë: Krusita
Etno Trend:- Aritola Toska dhe Bruno
Përformanca më e mirë: Ronela Hajati
Çmimi i Interpretimit: Era Rusi
Balada më e mirë: Flori
Kënga hit: Aurela Gace dhe Eli Fara
ÇMIMI KRYESOR: FLORI MUMAJESI-PLAS