Rezultatet

Këto janë rezultatet nga 54% e vendvotimeve të numëruara në gjithë Maqedoninë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë.

Sipas KSHZ-së, në gjithë Maqedoninë me 53.59% të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

  1. Stevo Pendarovski – 84.523
  2. Gordana Siljanovska-Davkova – 171.264
  3. Stevçe Jakimovski – 4.479
  4. Bujar Osmani – 75.438
  5. Biljana Vankovska – 20.247
  6. Arben Taravari – 55.758
  7. Maksim Dimitrievski – 36.350

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 19:00 ishte 48,46% apo 801.645 votues.