Këto janë rezultatet e Dallkut me juniorët e Prishtinës

Armend Dallku tashmë edhe zyrtarisht e ka marrë postin e kryetrajnerit te FC Prishtina.

Lajmin e bëri të ditur anëtari i kryesisë së klubit kryeqytetas Ahmet Kurtolli, i cili theksoi se Dallku do të udhëheqë shtabin teknik pas largimit të papritur të Bylbyl Sokolit.

Dallku ishte trajner i ekipit të Juniorëve të Prishtinës deri në këto momente, teksa në dy vitet e fundit ishte kapiten i ekipit të parë.

Por, cilat janë rezultatet e Dallkut me Juniorët e Prishtinës në katër javët e para kampionale në Superligë?

Në katër javët e para Dallku ka regjistruar tri fitore dhe vetëm një humbje me klubin kryeqytetas duke u renditur në pjesën epërme të klasifikimit.

Dallku e nisi me humbje ndaj 2 Korrikut aventurën e tij si trajner, por më pas u rikthye të fitojë me KEK-un, Ballkanin dhe Gjilanin.

Kujtojmë se pikërisht ndaj Gjilanit do të debutojë edhe si trajner i ekipit të parë, në ndeshjen e cila zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00.

Rezultatet e Dallkut me të rinjtë e Prishtinës:

FC Prishtina 1-2 2 Korriku
KEK-u 0-4 FC Prishtina
FC Prishtina 2-1 Ballkani
Gjilani 1-2 FC Prishtina

loading…