Këto janë qytetet me nga 2 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Për fat të mirë ka filluar të bjerë numri i rasteve me koronavirus në Kosovës, mbrëmë janë shënuar vetëm gjashtë raste të reja.

Pesë persona janë shëruar  plotësisht nga koroanvirusi, kurse nga 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, vetëm gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Prizreni, Peja dhe Mitrovica e Veriut janë vendet ku janë shënuar rastet e reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi.”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së. /Ballkani.info/