Këto janë pikët që morën shtetet në Eurovision, ja sa poshtë u rendit Shqipëria (FOTO/VIDEO)

Fituesi i Eurovisionit të sivjetmë që u mbajt në Izrael – Tel Aviv, është Holanda me këngëtarin Duncan Laurence dhe këngën Arcade.

Luarence mori 492 pikë.

Në vendin e dytë është renditur Italia me 465 pikë, kurse e treta doli Rusia me 369 pikë, shkruan Ballkani.info.

Në mesin e vendeve fqinje të Kosovës, më së miri u rendit Maqedonia me Tamara Todevksa duke grumbulluar 295 pikë në vendin e tetë.

Nga 26 vende pjesëmarrëse në finale, Jonida Maliqi e Shqipërisë u rendit në vendin e 18-të me vetëm 90 vota. Më mirë se Shqipëria u rendit Serbia me 92 pikë. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=Dsx4pVjUth0