Numri i të prekurve me Koronavirus është rritur kohëve të fundit. Brenda një ditë kanë rezultuar pozitiv 141 persona.

Rregullat për distancë sociale i respektoi në të gjitha tubimet publike.

Madje edhe takimet po i mbante online.

E megjithatë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati rezultoi pozitiv me COVID-19 këtë të martë.

Këtë e bëri të ditur vet përmes rrjetit social Facebook ku kërkoi nga të gjithë që I takuar ditëve të fundit të vetizolohen.

E vendi i punës u shndërrua në burim infeksioni edhe për një punonjës të prokurorisë.

Kësisoj  nga ky institucion kanë njoftuar se një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt me personin e infektuar janë vetizoluar.

Në Prokurorinë Themelore në Pejë tashmë po trajtohen vetëm rastet urgjente.

Në fillim të pandemisë vëmendja u zhvendos edhe te një institucion tjetër.

Nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës po pritej hetimi i ngritjes së cmimeve të disa produkteve.

Por ky institucion tashmë është duke punuar me kapacitete të kufizuara pasi që COVID-19 ka depërtuar edhe në mesin e stafit.

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi po qëndron në vetizolim pasi ka rezultuar pozitiv me virusin korona.

Ndërkohë virusin po rezulton ta ketë edhe drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli.