Këto janë përballjet e muajit tetor në grupin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 në muajin tetor. “Dardanët” do ta presin Malin e Zi në shtëpi më 14 tetor, kurse kundërshtari direkt për pozitën e dytë, Republika Çeke, e pret Anglinë më 11 tetor

Përfaqësuesja e Kosovës e humbi pozitën e dytë në tabelë sonte pas humbjes nga Anglia me rezultat 3:5.

“Dardanët” bënë lojë të madhe, por në fund u mposhtën, edhe pse dolën me kokën lartë nga stadiumi i Southamptonit.

Kosova zbret në pozitën e tretë në tabelë me 8 pikë, kurse Anglia e përforcon pozitën e parë pas kësaj fitoreje me 12 pikë të grumbulluara.

Në muajin nëntor do të zhvillohen ndeshjet tjera në Grupin A.

Kosova do ta presë Malin e Zi më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa rivali i saj direkt për pozitën e dytë, Republika Çeke do të jetë mikpritëse e Anglisë më 11 tetor.

Në rast se Kosova fiton dhe Republika Çeke barazon ose humb në shtëpi, ekipi i Bernard Challandes mund ta rikthejë pozitën e dytë në tabelë.

Ndërkohë, Kosova gjatë muajit tetor do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit.