Këto janë ndryshimet në ministri që pretendon t’i sjell koalicioni VV-LDK

Një koalicion eventual në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të tkurrë edhe numrin e Ministrive.

Nga 22 Ministri sa janë aktualisht, VV dhe LDK po mendojnë që Qeveria e re t’i ketë vetëm 12.

Shumë nga to do të shuhen dhe do t’iu bashkohen Ministrive tjera. Njëra ndër to mund të quhet edhe super Ministri.

Detaje se si do të duket super Ministria i jep për KosovaPress nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë Ministri në veti, por Ministri të tjera do të bashkohen me të. Për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bashkohen më të, sipas njërit prej versioneve. Ministra e Punës jo e Mirëqenies Sociale, por vetëm e Punës. Po ashtu edhe një pjesë e Ministrisë së Inovacionit, po ashtu një pjesë e Ministrisë së Diasporës që merret me investime strategjike. Do të thotë kjo Ministri do të bëhet një super ministri…Ministria e Inovacionit kalon tek Ministria e Arsimit dhe roli primar si Ministri nuk është, por si departament e ka për me mbështet hulumtimet shkencore”, thotë ai.

Megjithatë Bislimi thotë se janë dy versione të formatit të Qeverisë por që sipas tij kanë dallime shumë të vogla.

loading…