Ushtria

Këto janë mjetet ushtarake që SHBA do t’i dhurojë Kosovës (FOTO)

Me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet projekt-ligji që fillon transformimin FSK-në në Ushtri të armatosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) publikisht kanë deklaruar pro të drejtës së Kosovës për të pasur Ushtri që do t’i jepte mundësi ta mbronte vetën në Ballkanin e tendosur.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në SHBA është parë brenda mjeteve ushtarake që SHBA pritet t’i dhurojë Kosovës, raporton Ballkani.info.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në një prononcim për Ballkani.info foli për arsenalin ushtarak që SHBA do t’i dhurojë Kosovës pas transformimit të FSK-së në Ushtri.

“Janë mjete të transportit në fushë beteja të cilat përpos që bartin së paku një toge, janë platforma të cilave mund të ju vendosën armatim ku përfshihen mitalozët e rend 12,7 deri ne 20 mm, raketa kundër blinduese të dirigjuara dhe vetedirigjuara, raketa kunderajrore vetëdirigjuese me infra te kuqe si dhe artileri: moraja 80 deri 120 mm dhe obus 105 mm”, tha Kajtazi.

NATO dhe Bashkimi Europian kanë kritikuar Kosovën për përpjekjen që kanë shfaqur institucionet e Kosovës në formimin e Ushtrisë. /Ballkani.info/

FOTO

A refurbished Avenger sits ready for deployment following a 16-month collaboration between DLA Land and Maritime and Letterkenny Army Depot (LEAD). 72 Avenger Air Defense Systems are being brought back to life from LEAD’s salvage yard to support the European Defense Initiative.