Këto janë komunat e Kosovës që nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19

Në vendin tonë deri tani janë shënuar gjithsej 1 mijë e 263 raste me koronavirus, por 11 komuna të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv.

Derisa Vushtrria, Prizreni, Fushë Kosova e Prishtina po rrezikohen nga shpërthimi i vatrës së koronavirusit, qytetet si Vitia, Shtime, Gjakovë, Lipjan, Istog, Kaçanik, Han i Elezit, Klinë, Dragash, Deçan dhe Drenas nuk kanë asnjë rast aktiv.

Derisa, nga Shtime, Istog dhe Dragash ka pasur nga një rast vdekjeje nga koronavirusi.

Në Kosovë deri sot janë testuar 16 mijë e 905 persona të dyshimtë për koronavirus, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.