Albi Mall Superliga

Këto janë katër skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ballkani sot e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti skuadrën e Prishtinës, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4-2 (6-4).

Skuadra suharekase, në fundjavë fitoi edhe titullin e Kampionit të Superligës, për herën e tretë radhazi.

Paraqitjet e mira të Ballkanit dhe pjesëmarrja për dy vite në grupet e Conference League, ka bërë që Kosova të ketë katër skuadra në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Ballkani, shkon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Llapi dhe Drita në javën e fundit do të luftojnë për vendin e dytë do të shkojë në kualifikimet e Ligës së Evropës, deris vendi i tretë shkon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pas fitores së Bllkanit në Kupën e Kosovës, skuadra e Malishevës do të luaj në në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.