Dy vajzat që u aksidentuan mbrëmë në Gjakovë, gjatë tentimit për t’i ikur Policisë, janë Domenika Pergega, 24 vjeçare dhe Aurora Bunari, 21 vjeçare.
Gazeta Sinjali mëson se dy vajzat nuk u aksidentuan me veturë të vjedhur, ashtu siç u raportua, pasi që e vërteta qëndron ndryshe.
Burime të sigurta, të afërta me të aksidentuarat, në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për vjedhje të veturës, pasi që automjeti tipit AUDI, i është dhënë Domenika Pergegës, e cila ishte shofere, me pëlqim nga pronari i saj (emër i njohur për redaksinë) që ta shfrytëzonte për xhiro pas mesnate rrugëve të Gjakovës bashkë me shoqen e saj, Aurora Bunarin.

Por ku ishin të dyshuarat para se të ndodhte aksidenti dhe si erdhi deri aksidenti me “veturë të vjedhur”?
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dy të aksidentuarat kanë qenë duke u argëtuar në lokalin “Etno” i cili u mbyll mbrëmë për herë të tretë nga Policia e Kosovës, e ku në të njëjtën kafeteri ishte edhe pronari i veturës i cili ndonëse nuk shoqërohej në të njëjtën tavolinë me dy vajzat, sinjalizuesit që ishin në vendin e ngjarjes njoftojnë se të tre dolën së bashku nga ky lokal në të njëjtën kohë.
Pra, vetura që u pretendua se është e vjedhur u dha me pëlqimin e pronarit, i cili edhe i shoqëroi të dyshuarat deri jashtë lokalit, për ta vazhduar argëtimin me veturën e tij, por pa të.
Prandaj, qasja për të hyrë në këtë veturë, të cilën e përmendi Policia në një prononcim për këtë rast, duket se erdhi pas pëlqimit të pronarit të saj dhe nuk ka të bëjë me vjedhje të veturës.






