Këto janë dëshmitë që tregojnë se polici që arrestoi Molliqajn është militant i VV-së (FOTO)

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, thotë se njëri nga policët civilë që i ka arrestuar dhunshëm dje aktivistët e kësaj partie është mbështetës i pushtetit dhe qeverisë Kurti.

Krasniqi ka thënë se polici Blerim Shala, dërgohet në operacione ndaj opozitës raporton Gazeta Express. 

“Duke qenë që po vepronin jashtë çdo procedure ligjore, pamjet e djeshme e shpërfaqin qartazi tendencën e pushtetit për të përndjekur opozitën. Me dhjetra policë civilë kanë sulmuar, rrahur dhe lënduar aktivistët e PSD-së duke i arrestuar 5 prej tyre. Dhuna e ushtruar është pajustifikueshme. Se intervenimi ishte tendencioz dëshmojnë edhe fotografitë e policit Blerim Shala, i cili ushtroi më së shumti dhunë. Në këto foto dëshmohet mbështetja e tij e hapur ndaj këtij pushteti. Përderisa policët të cilët hapur kanë kërkuar kushte pune, janë suspenduar, Blerimi dërgohet pikërisht në operacione kundër opozitës. Prandaj, sot gjatë ditës, do të dorëzojmë të gjitha dëshmitë në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës dhe të hapim raste kundër policëve që përdoren dhunë të pajustifikueshme ndaj aktivistëve të PSD-së. Nuk duhet ta normalizojmë instrumentalizimin e institutcioneve nga pushteti aturoitar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë poashtu se në procesin e arrestimit kanë ndodhur një sërë shkeljesh nga institucionet.

“Në këtë proces kanë ndodhur një sërë shkeljesh të njëpasnjëshme nga institucionet. Më 1 qershor, Policia e Kosovës e ka njoftuar Gjykatën që nuk ka arritur të dorëzojë ftesën tek Dardan Molliqaj. Gjykata po atë ditë, më 1 qershor, ka urdhëruar policinë që t’i përsëritet ftesa. Brenda të njëjtës ditë, Gjykata ka lëshuar urdhërarrest të jashtëligjshëm sepse ende nuk ishte konsumuar ftesa e nisur në të njëjtën ditë. Më 16 qershor, në kundërshtim edhe me urdhërarrestin të jashtëligjshëm, Policia e Kosovës e arreston Dardan Molliqajn menjëherë pas protestës së veteranëve. Vetëm rreth 2 orë pas arrestimit, Dardani lirohet pa u zhvilluar asnjë procedurë, pasiqë konfirmohet që arrestimi ka qenë i jashtëligjshëm. Pra, arrestimi kishte ndodhur jashtë periudhës së kërkuar nga Gjykata”, ka thënë ai.

Komunikata e plotë e PSD-së:

Dje, qytetarët e Kosovës ishin dëshmitar të një intervenimi politik e brutal të policisë ndaj aktivistëve të PSD-së.

Në këtë proces kanë ndodhur një sërë shkeljesh të njëpasnjëshme nga institucionet.

·        Më 1 qershor, Policia e Kosovës e ka njoftuar Gjykatën që nuk ka arritur të dorëzojë ftesën tek Dardan Molliqaj.

·        Gjykata po atë ditë, më 1 qershor, ka urdhëruar policinë që t’i përsëritet ftesa.

·        Brenda të njëjtës ditë, Gjykata ka lëshuar urdhërarrest të jashtëligjshëm sepse ende nuk ishte konsumuar ftesa e nisur në të njëjtën ditë.

·        Më 16 qershor, në kundërshtim edhe me urdhërarrestin të jashtëligjshëm, Policia e Kosovës e arreston Dardan Molliqajn menjëherë pas protestës së veteranëve.

·        Vetëm rreth 2 orë pas arrestimit, Dardani lirohet pa u zhvilluar asnjë procedurë, pasiqë konfirmohet që arrestimi ka qenë i jashtëligjshëm. Pra, arrestimi kishte ndodhur jashtë periudhës së kërkuar nga Gjykata.

Duke qenë që po vepronin jashtë çdo procedure ligjore, pamjet e djeshme e shpërfaqin qartazi tendencën e pushtetit për të përndjekur opozitën. Me dhjetra policë civilë kanë sulmuar, rrahur dhe lënduar aktivistët e PSD-së duke i arrestuar 5 prej tyre. Dhuna e ushtruar është pajustifikueshme.

Se intervenimi ishte tendencioz dëshmojnë edhe fotografitë e policit Blerim Shala, i cili ushtroi më së shumti dhunë. Në këto foto dëshmohet mbështetja e tij e hapur ndaj këtij pushteti. Përderisa policët të cilët hapur kanë kërkuar kushte pune, janë suspenduar, Blerimi dërgohet pikërisht në operacione kundër opozitës.

Prandaj, sot gjatë ditës, do të dorëzojmë të gjitha dëshmitë në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës dhe të hapim raste kundër policëve që përdoren dhunë të pajustifikueshme ndaj aktivistëve të PSD-së. Nuk duhet ta normalizojmë instrumentalizimin e institutcioneve nga pushteti aturoitar.