Këto janë çmimet e naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.63 euro, e i gazit 0.78 euro.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme. Çmime të njëjta kanë qenë edhe gjatë dy ditëve të kaluara.

Ministria do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.