Këto janë çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Pas ndeshjeve të dyta çerekfinale të Ligës së Evropës ku Chelsea, Arsenal, Frankfurt dhe Valencia siguruan gjysmëfinalet, janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Arsenal do të ndeshet me Valencian, kurse Chelsea me Frankfurtin.

Ndeshjet e para do të luhen më 2 maj.

Më 9 maj, Valencia do të presë Arsenalin në ndeshjen e kthimit e Chelsea Frankfurtin.

Finalja luhet më 29 maj në Baku. Të gjitha ndeshjet nisin me fillim prej orës 21:00. /Ballkani.info/