Ditën e djeshme, Kosova kishte hyrë në rend të ditës në Mbledhjen e mbajtur nga Organizata Ndërkombëtare Policore, INTERPOL.

Kosova nuk mundi të siguronte votat e mjaftuara për tu pranuar në INTERPOL.

Nga 154 vende që kishin votuar në total në raundin e parë, 76 prej tyre ishin pro, 56 ishin kundër dhe 22 shtete kishin abstenuar.

Në këtë mënyrë Republika e Kosovës nuk pati mundësi të siguronte 2/3 e votave, me ç’rast edhe dështoi në përpjekjen e saj për tu bërë anëtare e Interpol-it, shkruan Ballkani.info.

Kjo ishte hera e parë që Kosova futej në rend dite për votim.

Nga 56 shtetet që ditën e martë votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, rreth 10 prej tyre ishin shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në mesin e shteteve që morrën pjesë në votim, kishte edhe prej përfaqësuesve të shteteve që nuk e kishin njohur Kosovën si shtet, por votuan pro anëtarësimit të shtetit të Kosovës në organizatën policore të INTERPOL-it.

Ballkani.info e ka siguruar listën e shteteve që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por votuan pro anëtarësimit të saj në Interpol.

Aty janë pesë shtete që votuan pro janë: Bahamas, Kolumbi, Kazakistani, Nigeri dhe Ruanda. /Ballkani.info/