Këta janë tre deputetët e LDK-së që me asnjë kusht nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin

Sot pasdite është majtur mbledhja e kryesisë së LDK-së, me çrast pas këtij takimi, nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka dhënë shenja pozitive që LDK do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Por në LDK duket se ka përçarje rreth këtij votimi, pra nuk ka unitet të plotë, shkruan Ballkani.info.

Tre nga 15 deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti nuk pritet ta ngrisin dorëën lartë e as të jenë të pranishëm ditën kur do të votohet për emrin e kandidatës Osmani.

Kjo do të thotë që Vjosa Osmani mund të llogaris në 79 vota pro, por pa mjaftueshëm për të u bërë presidente e vendit.

Deri në ditën e votimit mund të ketë ndryshime./Ballkani.info/