Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjakovës të mërkurën policia i arrestoi tetë persona në Malishevë.
Arrestimi u krye nën dyshimet personat në fjalë kishin keqpërdorë detyrën në procesin zgjedhor.
Insajderi mëson se të arrestuarit janë Denis Zogaj, Fatime Krasniqi, Elton Hoti, Besa Krasniqi Mazreku, Arber Kastrati, Kujtim Bytyqi, Albesa Krasniqi dhe Nderim Bytyqi.
Ndonëse prokuroria ka bërë kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit, gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të dyshuarit.







