Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Tre persona kanë mbetur të vdekur.
Zëdhënësi, Baki Kelani një deklaratë për media para vendit të ngjarjes, ka bërë të ditur se personi i cili ka kryer vrasjen ka qenë i moshës 61-vjeçar ku la të vdekur së pari gruan e tij 60-vjeçare dhe rejen e tij 28-vjeçare dhe në fund ka vrarë vetën, shkruan Ballkani.info.
“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991”, ka thënë Kelani.
Ballkani.info ia ka mësuar emrat e të vrarëve. Ata janë Hasan Krasniqi (1958), Hysenije Krasniqi (1959) dhe Remzije Krasniqi (1991). /Ballkani.info/







