Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e këtij viti, datë të zgjedhjeve për pushtetin komunal.

Vendimi pasoi këshillimet e fillimit të këtij muaji me partitë politike.

Pak muaj para se të nis fushata elektorale dhe të mbahen zgjedhjet Reporteri.net ka realizuar një sërë intervistash me disa nga kryetarët e komunave, ku ndër të tjera i ka pyetur nëse do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale për të kërkuar dhe një mandate tjetër.

Bekim Jashari, Ardian Gjini, Xhafer Tahiri, Gazmend Muhaxheri, Bali Muharremaj, Shpejtim Bulliqi, Sokol Haliti, e ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për pozitën e kryetarit të Skenderajt në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti, ashtu si edhe Sami Lushtaku.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të prerë nëse do të jetë kandidat për edhe një mandate në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai ka thënë se ka ende disa punë që i kanë mbetur dhe do të donte t’i vazhdonte, por shton se vendimin nuk do ta marrë vet.

Rufki Suma, është qe tre mandate kryetar i Hanit të Elezit dhe përkrahjen nga qytetarët e ka fituar pa qenë pjesë e asnjë partie politike.

Ai ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidoj apo jo edhe për një mandat.