Radio Televizioni i Kosovës nga nesër mund të bëhet me drejtor të ri. Zgjedhja e një emri të ri do të bëhet nga Bordi aktual.

Në garë për ta drejtuar RTK’në tani janë Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi, Azem Bujupi.

Mentor Shalës që e ka drejtuar televizionin publik për disa vite i ka skaduar mandati. Ai më nuk ka të drejt të jetë në garë për këtë post.

Ushtrues detyre i drejtorit të RTK është Mufail Limani.

Drejtori i ri i RTK’së do të zgjedhet nga Bordi aktual që përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar.