Po vazhdon numërimi në Deçan për kandidatët për deputet.

Dihet se Deçani është fortesë e palëkundur e AAK-së, derisa Ballkani.info, ka siguruar të dhënat e kandidatëve më të votuar kur janë numëruar 40% të votave.

Vëllëzërit Ramush (2696) dhe Daut Haradinaj (2432) janë padyshim më të votuarit nga kandidatët për deputet, derisa i treti është kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj (2125).

Votë të konsiderueshme ka marrë edhe artisti i njohur, Hamdi Komoni- Loki, plot 1432 sosh, derisa analisti dhe aktivisti Arton Demhasaj rënditet i 5-ti si më i votuari më 1765 vota.

Theksojmë se deri më tani janë numëruar votat në Deçan, Carrabreg, Prilep, Rastavicë dhe Strellc i Poshtëm, si dhe ka filluar numërimi në Irzniq./Ballkani.info/