Këta janë kandidatët e VV-së për deputet nga Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Vushtrria dhe Suhareka

Janë zgjedhur edhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetevendosja nga Komuna e Prizrenit.

Mësohet se Artan Abrashi, Arber Rexhaj, Drita Millaku dhe Yllza Hoti janë kandidatët për deputetë që do të garojnë në listën e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përveç kësaj, VV-ja ka zyrtarizuar edhe kandidatët për deputët që do të garojnë nga Mitrovica, Vushtrria e Suhareka.

Nga Mitrovica do të jenë: Armend Muja dhe Arjeta Fejza, nga Vushtrria do të jenë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi, ndërsa nga Theranda do të jetë Salih Zyba.

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme, partia më e madhe opozitare ka zyrtarizuar emrat e disa prej kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetutese nxiti diskutime të shumta në opinion lidhur me mundësinë e kandidimit të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, Kurti e Haxhiu janë propozuar së bashku me 6 anëtarë të tjerë nga Qendra e VV-së në Prishtinë.

Glauk Konjufca, Arben Vitia, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli e Hatixhe Hoxha do të kandidojnë për deputetë bashkë me Kurtin e Haxhiun. Këta të fundit janë të dënuar me vendim të prerë brenda tri viteve te fundit. /Ballkani.info/