Këta janë investitorët që do të ndërtojnë Aeroportin e Vlorës

Zyrtarisht kanë filluar punimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, investim ky që do të bëhet nga dy biznesmenë të suksesshëm kosovarë.

Bëhet fjalë për Behgjet Pacollin me “Mabetex Group” dhe bashkëpunëtorin e tij, Valon Ademi, të njohur ndërkombëtarisht për investimet e tyre.

Të dy bashkë, sot ishin pjesëmarrës në ceremoninë inauguruese të punimeve.

Pacolli e quajti këtë investim realizim të ëndrrës dhe projekt madhor për ekonominë dhe turizmin shqiptar.

“Një privilegj i madh për mua të filloj sot ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në një ditë historike për kombin. Dikur një ëndërr, sot një realitet. Një mega projekt për ekonominë, turizmin shqiptar dhe të ardhmen e ndritur që e pret Shqipërinë dhe shqiptarët. Jam i lumtur për këtë investim që ndodh në harmoni te plotë me kërkesat e ekonomsë liberale, ku shteti krijon kushte në të gjitha industritë, e investitori investon kapitalin dhe diturinë e vetë. Pa dyshim në Vlorë do të ndërtohet aeroporti më modern e me funksional në rajon. Urime e na priftë e mbara. Gëzuar festa e çdo shqiptari!” ka thënë Pacolli.